LARGIMET NGA PORTOKALLIA/ Pas Besit, Erion Isait dhe Kimikatit, ikën nga spektakli dhe… – AlpeGossip
LARGIMET NGA PORTOKALLIA/ Pas Besit, Erion Isait dhe Kimikatit, ikën nga spektakli dhe…

LARGIMET NGA PORTOKALLIA/ Pas Besit, Erion Isait dhe Kimikatit, ikën nga spektakli dhe…

Vangjel Kozma, skenaristi historik i cili prej vitesh ka shkruar tekstet e aktorëve të “Portokalli” është larguar nga spektakli ‘hit’ i të dielës për një tjetër ekran.

Burime pranë “RevistaWho.Com” kanë zbuluar se Kozma do të zhvendoset në “Klan” në segmentin “Be Caffe”.

Siç është mësuar “Be Caffe” do të jetë pjesë e emisionit “E diela Shqiptare” dhe do të drejtohet nga ish-aktorët e “Portokalli”, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku. Për gati 1 orë aktorët do të realizojnë skena të ndryshme gazmore dhe do të kenë të ftuar personazhe të njohur të ekranit. / revistawho.com