“NJË VIT QË MË BËRI TË REFLEKTOJ”/ Adrola Dushi poston FOTON me prindërit kur ka qenë vetëm 2-vjeçe – AlpeGossip
“NJË VIT QË MË BËRI TË REFLEKTOJ”/ Adrola Dushi poston FOTON me prindërit kur ka qenë vetëm 2-vjeçe

“NJË VIT QË MË BËRI TË REFLEKTOJ”/ Adrola Dushi poston FOTON me prindërit kur ka qenë vetëm 2-vjeçe

Modelja shqiptare Adrola Dushi është një ndër vajzat më të komentuara në media e rrjete sociale, e cila i ka bërë të gjithëve për vete me bukurinë e saj.

Sot, ajo është një ndër modelet më të njohura, por me siguri keni parë shumë pak foto të Adrolës para famës!

Bukuroshja shqiptare ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në InstaStory pozën më të veçantë nga fëmijëria e saj, teksa ka pozuar krah të atit dhe mamasë së saj.

Adrola shfaqet në moshën dy vjeçare, me baluke e flokë të shkurtër teksa qëndron në krahët e së ëmës.

Këtë postim, modelja e ka shoqëruar me një zemër të kuqe dhe gjithmonë ka treguar se familja është pika e saj e dobët.

Pak ditë më parë, Adrola bëri një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe tregoi se si ishte 2020-ta për të.

Ishte një vit, i cili më bëri të reflektoj shumë dhe të ndihem falënderuese për gjithçka kam”, është përgjigjur modelja.

Ndërsa kur u pyet se cila ka qenë dëshira më e madhe që ka realizuar gjatë këtij viti, Adrola tha: “Pas disa vitesh goxha të trazuara në jetën time dhe që shpesh jam ndjerë sikur kam humbur veten, më në fund kam arritur ta rishoh veten në pasqyrë me dashuri dhe respekt”.