PLAS XHELOZIA/ Bruno fut në sherr Mikelën dhe Alvisën – AlpeGossip
PLAS XHELOZIA/ Bruno fut në sherr Mikelën dhe Alvisën

PLAS XHELOZIA/ Bruno fut në sherr Mikelën dhe Alvisën

Për’puthen Prime” ka nisur me një përballjet ë Mikelës me Brunon. Ajo u ankua se shumë veprime të Brunos e kanë stepur dhe duket se në mes qendron Alvisa.

“Të ftova se nëse do kemi një takim, nuk dua të jetë takim sqarues. Shumë gjeste të tuat më kanë stepur disi dhe më kanë bërë të rri edhe larg teje. Kam parë edhe që pëlqime ke pas diku tjetër dhe s’kam dashur të ndërhyj. Unë kam pasur disa pëlqime këtu dhe e kam shprehur, se te meshkuj të ndryshëm kam parë gjëra të ndryshme. Kam qenë xheloze se vëmendja jote duke qenë se ka nisur me mua këtë rrugëtim, nuk ka qenë tek mua. Ti ke qenë i vetmi që ke nxjerrë ofendime për mua këtu”, tha Mikela.

Bruno u shfajësua duke thënë se “gabimin” e bëri e para MIkela.

“Që në fillim jam stepur nga ty, se doja të thoja Mikela me mua nuk ke pasur atë lloj afrimiteti. Me takimin e parë që ke pasur me dikë tjetër je dukur më e afruar, me më intimitet, që për mua është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie. Ke bërë disa veprime që më kanë shtyrë që edhe unë të të kthehem në të njëjtën monedhë”, tha Bruno.

Pas takimit ka ndërhyrë edhe Alvisa, e cila tha se Mikela po i kërkon Brunos që ai të mos flasë me asnjë vajë tjetër.

Pjesë nga diskutimi:

Alvisa: Mikela është xheloze për Brunon dhe nuk do që ai të ketë komunikim me asnjë konkurrente tjetër. Unë kuptova që gjatë gjithë kohës ju folët për mua sesa për ju të dy dhe se ty të shqetëson fakti se Bruno flet për mua.

Mikela: Unë mendoja se Bruno kishte ndjenja për ty, ma shpjegoi dhe e kuptova.

Alvisa: Ndjenja është fjalë e madhe. Javën e fundit mendoj se Bruno ka treguar afrimitet me mua. Unë i jap të drejtë Mikelës dhe e kam pyetur a e ke problem komunikimin tonë.