LOJA E QETËSISË/ Ja si reaguan banorët kur dëgjuan pasthirrma seksi në shtëpinë e “Big Brother VIP” – AlpeGossip
LOJA E QETËSISË/ Ja si reaguan banorët kur dëgjuan pasthirrma seksi në shtëpinë e “Big Brother VIP”

LOJA E QETËSISË/ Ja si reaguan banorët kur dëgjuan pasthirrma seksi në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Një ndër provat që vëllai i madh i dha banorëve të “Big Brother VIP” është që ata të mos reagonin ndaj situatave të ndryshme që do të ndodhnin në shtëpi. Ata do të befasoheshin nga ngjarje të shumta, të cilat mund të ishin të frikshme, të papritura, të gëzueshme, apo të sikletshme. Detyra e secilit është që të mos reagojnë ndaj tyre dhe madje t’i injorojnë.

loja e qetesise

Mbrëmjen e djeshme, me rastin e festës së Halloween-it, vëllai i madh vendosi që të fusë në shtëpi një njeri të maskuar, i cili iu afrua Beatrixit, Sahrës dhe Monikës. Vajzat nuk reaguan e madje u munduan që të largoheshin nga tavolina e ngrënies me stil.

Një tjetër sfidë për të gjithë kokurrentët që edhe muzika e “veçantë” që iu vu në sfond. Teksa po bisedonin në oborrin e shtëpisë, ata nisën të dëgjonin pasthirrma, zhurma seksi.

Edhe pse nuk duhet të reagonin, Graniti dhe Semi nuk e mbajtën dot të qeshurën. Megjithatë, Iliri, Donaldi dhe Arjola u munduan të vazhdonin bisedën normalisht dhe të mos ndikoheshin nga pasthirrmat që dëgjonin në sfond.

VIDEO