“ISHE TI AI QË MË MBAJTE…”/ Ja kujt banori i uron Elhaidi fitoren e “Big Brother VIP” – AlpeGossip
“ISHE TI AI QË MË MBAJTE…”/ Ja kujt banori i uron Elhaidi fitoren e “Big Brother VIP”

“ISHE TI AI QË MË MBAJTE…”/ Ja kujt banori i uron Elhaidi fitoren e “Big Brother VIP”

Elhaid Cufi ishte një ndër banorët e “Big Brother VIP”, mirëpo ai u eleminua javën e parë sipas votave të publikut.

Gjatë qëndrimit të tij në reality show, Elhaidi lidhi miqësi me Donaldin, të cilit i ka dedikuar së fundmi fjalët më të mira.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai i ka uruar aktorit fitore.

“Kur me pyeten ne BBV ça mendoj per ty thashe;
– Nji strehe mikpritese, qe te afron afer vetes por duhet me dite sa me trokit me hy ne zemren tende. Kete qe kam thene po e verteton çdo dite me qendrimin tend aty vlla! Une dola i pari, por per ty uroj te dalesh i fundit. Ne nuk ishim takuar asnjehere me pare, por per aq dite sa ishim bashke aty, ti ishe buzeqeshje, pozitivitet, ngrohtesi, ishe korridori qe me lidhte me lirine. Ti ishe ai, qe naten e pare erdhe me perqafove e me the, sa mire qe je ketu, do kenaqemi dhe ashtu ndodhi. Dhe sa here nuk ndjehesha i lire para kamerave, apo mundohesha nga mendimet e mbyllesha ne vete ti me dalloje, e me thoje mos u merzit vlla, me ke mu ketu. Ishe ai qe dhe naten e fundit me mbajte ne perqafimin tand. I jam mirenjohes jetes per miq si ti. Te dua fort vellacko”, ka shkruar Elhaidi.