“PO BIEM VETË NË GRACKA”/ Arbëri shprehet i mërzitur: Më erdhi inat, jam 29 vjeç dhe… – AlpeGossip
“PO BIEM VETË NË GRACKA”/ Arbëri shprehet i mërzitur: Më erdhi inat, jam 29 vjeç dhe…

“PO BIEM VETË NË GRACKA”/ Arbëri shprehet i mërzitur: Më erdhi inat, jam 29 vjeç dhe…

Banorët që nuk patën mundësi që të festonin, u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke u dhënë mundësinë që të kalonin një mbrëmje krejt ndryshe.

Yjet që mbetën te dhoma e dënimit dhe nuk festuan me pjesën tjetër, mbrëmë të ulur në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shijuan ndeshjen e kombëtares shqiptare

Monika, Iliri, Arjola dhe Sabiani patën gjithashtu mundësinë që të merrnin me vete edhe një banor tjetër dhe ata zgjodhën Kledin.

Arbëri shprehet i mërzitur: Më erdhi inat, jam 29 vjeç

Shumë banorë të tjerë janë nevrikosur nga kjo zgjedhje, sidomos Einxhel dhe Donald. Moderatorja e njohur ka treguar se kjo ka qenë dëshira e saj dhe do donte që të paktën të ishte Donaldi ai që do shikonte ndeshjen, e jo Kledi.

Nga ana tjetër duket se edhe Arbëri u bë shumë nervoz që nuk iu dha mundësia të shikonte ndeshjen.

“Më erdhi inat se nuk e mora vesh çfarë ndodhi. Jam 29 vjeç dhe nuk e di a ka pasur ndonjë moment që unë mos të shoh ndonjë lojë. Më shumë më vjen inat që po biem vet në këto gracka”, tha ai i mërzitur.