Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Besa Kokëdhima ka shqetësuar të gjithë fansat e saj me një postim që ka bërë në rrjetet sociale. Artistja shfaqet e shtrirë në një shtrat spitali duke marrë një serum.
Besa ka treguar se shkak i kësaj gjëndje të rënduar shëndetësore është helmimi nga ushqimi duke u bërë thirrje fansave të kenë kujdes.
“Kujdes nga helmimi i ushqimit, uji i çezmës, ushqimi i prishur, gripi. Do iki të jetoj si pirate në det”, shkruan Besa.
Artistja zbuloi se jo vetëm helmimi, por edhe viruset kanë ndikuar në gjendjen e saj shëndetësore.
Gjithashtu Besa ka njoftuar të gjithë fansat e saj se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.