“KTHEU NË VENDIN TËND”/ Beniada rrëfen diskriminimin e përjetuar gjatë pjesëmarrjes në konkursin e bukurisë – AlpeGossip
“KTHEU NË VENDIN TËND”/ Beniada rrëfen diskriminimin e përjetuar gjatë pjesëmarrjes në konkursin e bukurisë

“KTHEU NË VENDIN TËND”/ Beniada rrëfen diskriminimin e përjetuar gjatë pjesëmarrjes në konkursin e bukurisë

Beniada është ndjerë e diskriminuar teksa ka ngjitur shkallët e karrierës në Itali

Këtë gjë ajo e ka treguar për Sarën gjatë një bisede të ngrohtë me njëra-tjetrën.

Modelja u shpreh se gjatë pjesëmarrjes në një konkurs bukurie është përballur me bullizëm online për shkak të orgjinës së saj.

“Unë isha pjesëmarrëse dhe poshtë emrit tim shënohej që isha nga Shqipëria. Online kam pasur komente pafund, njerëzit shkruanin komente të tipit ‘kthehu në vendin tënd’, ‘ ky është spektakël italian dhe jo shqiptar’ etj. Kam patur pafund komente edhe më të rënda. Unë kam ikur 3 vjeç në Itali dhe prap më quanin të huaj”, – tha ajo.