“TREKËNDËSHI” DASHURISË/ Donaldi i vë vulën mardhënies me Beatrix. A ishte TRADHËTIA shkaku i ndarjes nga Bora Zemani? – AlpeGossip
“TREKËNDËSHI” DASHURISË/ Donaldi i vë vulën mardhënies me Beatrix. A ishte TRADHËTIA shkaku i ndarjes nga Bora Zemani?

“TREKËNDËSHI” DASHURISË/ Donaldi i vë vulën mardhënies me Beatrix. A ishte TRADHËTIA shkaku i ndarjes nga Bora Zemani?

Prej disa ditësh tashmë “halli” i rrjetit është trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, krisja e mardhënies me Borën dhe rifillimi i një ndjenje të re me Beatrix.

Pas takimit që Donaldi pati me Borën në “Big Brother VIP”, ai fitoi vëmëndjen dhe zemrat e publikut. Mënyra si Donaldi shikonte Borën na bëri të gjithëve të mendojmë se sa bukur do ishte të kishim një ndjenjë të vërtetë si ajo e atyre të dyve.

Publiku pas atij takimi mezi priste që të shihte më shumë rreth tyre, Donaldi për tre vjetorin e lidhjes i bëri një tjetër surprizë Borës live, duke i dhuruar varsen e tij të futur brenda një pako me çokollata.

Pas atij momenti askush nuk e priste veprimin që Donaldi bëri para një javësh, pas lojërave dhe kalimit për një kohë të gjatë me Beatrix, ai e gjeti veten krahë saj duke harruar Borën nga njëra anë. Lidhja që ai ka me Beatrix ka zhgënjyer një pjesvë të madhe të publikut që i ndjek pasi kjo ishte e vetmja gjë që ata nuk eprisnin nga aktori. Reagimet qenëtë shumta dhe deri diku ofenduese në rrjet kundër çiftit të sapo formuar.

Donaldi nuk dha asnjë shpjegim, por gjithë kohës thoshte në shtëpi jam “single”. Pse ndodhi kjo?

Aktori priste një shenjë nga Bora që të kuptonte nëse ajo e ka marrë dhuratën dhe nëse po e pret Donaldin që gjithça mes tyre të sqarohet. Por kjo nuk ndodhi dhe ky i fundit gjen “ngushëllim” tek Beatrix të cilën e ka pranuar se e pëlqen shumë dhe se nuk do e lëndojë dhe çdo gjë që thotë është e vërtetë.

Madje dhe mbrëmë i pyetur nga Arbana ai e vulosi se përfundimisht lidhjen e tij me Beatrixën. “Nuk dua të shoh më prapa, por vetëm përpara”, tha ai, duke konfirmuar se këngëtarja është ajo që ai do.(E PLOTË)

Gjithashtu në emisionin e mbrëmshëm në “Big Brother VIP” ishte i ftuar Romeo i cili i bëri një surprizë vëllait të tij, gjatë takimit me të ai i tha se u tregua burrë që nuk tregoi asgjë për të mbrojtur veten.

Ti je shumë i fortë, je i zoti i vetes o shok, mos u mërzit për asgjë. Je shumë i fortë, shpirti im. Edhe pse tentuan të të vinin me shpatulla pas murit, ti u tregove burrë,” u shpreh Romeo.

Kjo fjali që ai tha nxiti dyshimet se diçka ka ndodhur në lidhjne e tij me Borën, ku mendohet dhe po flitet shumë në rrrjet se kjo e fundit e ka tradhëtuar. Edhe vetë Donaldi është shprehur brenda në shtëpi se gjërat nuk janë kaq të lehta saç duken.

Shpesh herë është folur që Donaldi është ndarë nga Bora pasi ajo e ka tradhëtuar me Atdheun. Dyshimet kanë qënë të shumta dhe shumë e kanë besuar që Atdheu ka qënë shkaku i ndarjes, pasi ajo është parë në video dhe foto që kanë dalë nën shoqërinë e Atdheut madje dhe njëherë policia i ka ndaluar me makinë dhe ata kanë qënë së bashku. Kjo është mohuar nga Bora dhe Atdheu por këto janë thjeshtë dyshime dhe në të vërtetë asgjë nuk dihet rreth mardhënies së tyre të vërtetë.

Alpegossip.al