“SHIHEMI…”/ Semi Jaupaj sonte në “Big Brother Vip”, çfarë pritet të ndodhë? – AlpeGossip
“SHIHEMI…”/ Semi Jaupaj sonte në “Big Brother Vip”, çfarë pritet të ndodhë?

“SHIHEMI…”/ Semi Jaupaj sonte në “Big Brother Vip”, çfarë pritet të ndodhë?

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother Vip, Semi Jaupaj, mesa duket do të jetë pjesë e live show që do të transmetohet sonte në mbrëmje në ekranin e Top Channel.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka shpërndarë një foto në Instagramin e saj personal ku ka shkruar ‘’shihemi sonte’’.

Kujtojmë se, herën e fundit, ku ajo ishte e ftuar në spektakël rrjeti ziente nga afrimiteti i Donaldit dhe Beatrix, për të cilën Semi tha se është një lojë, ndërsa kur dëgjoi Donaldin duke iu referuar Beatrix se “ajo që dua është kjo”, këngëtarja nuk e përmbajti veten e madje u largua nga spektakli para përfundimit të transmetimit, vetëm pak momente pasi u shfaq klipi i Donaldit dhe Beatrix.

Rikujtojmë se Semi ka qenë shumë e afërt me Donaldin brenda shtëpisë, aq sa e ka quajtur “vëlla”, por mesa pamë të gjithë, miqësia e saj me Bora Zemanin, e cila po e priste Donaldin jashtë e tejkalon çfarëdolloj raporti që ajo krijoi me Donaldin brenda shtëpisë.

Ajo nuk është prononcuar më për trekëndëshin “Bora-Donald-Beatrix”, ndërsa presim se çfarë do të ndodhë sonte në mbrëmje, na ndiqni!