BENIADA NDIHMON BANORËT QË DO RRIJNË JASHTË/ Antonela nevrikoset me Einxhel: Mos bëj komente pa lidhje – AlpeGossip
BENIADA NDIHMON BANORËT QË DO RRIJNË JASHTË/ Antonela nevrikoset me Einxhel: Mos bëj komente pa lidhje

BENIADA NDIHMON BANORËT QË DO RRIJNË JASHTË/ Antonela nevrikoset me Einxhel: Mos bëj komente pa lidhje

Duke qenë se Beniada vendosi që të pranonte surprizën që ishte brenda kutisë së Pandorë, banorët u dënuan që të flinin jashtë. Por jo vetëm kaq, pasi ata edhe do të lahen e ushqehen po jashtë, deri në një afat të pacaktuar.

Përveç Beniadës dhe Einxhel që u shpëtua nga modelja, pjesa tjetër e banorëve e kanë kaluar natën jashtë në të ftohtë ku temperaturat ishin me minus.

Duket se Beniada ka vendosur që t’u vijë në ndihmë banorëve, duke u sjellë ujë apo çfarë ata dëshirojnë. Po kjo nuk është pritur mirë nga Einxhel, e cila u thotë se po ja “nxjerrin nga hundët” surprizën që mori.

E ishte Antonela që në një moment u nevrikos dhe i thotë që të mos bëjë “komente pa lidhje”.

Biseda me vajzave:

Antonela: Faleminderit zemër, e sjellshme. Ben amore ujë

Einxhel: Amore kanë ujin aty, siç është në shtëpi, është edhe jashtë

Beniada: Të çohen natën me marrë ujë me vdekur së ftohti

Einxhel: Po pse po i vendosin këmbët në akull?

Antonela: O Einxhel mos rri duke bërë komente pa lidhje

Einxhel: Më fal se përtoni me shkuar me mbushur ujin aty?

Antonela: Unë nuk kam mundësi as të lëviz deri aty

Einxhel: Po ça thoni tani, do çohet Beniada nga krevati me ta sjellë ujin këtu?

Antonela: Nuk po them nga krevati, por tani

Einxhel: Goca mos e teproni, mos ia nxirrni për hundësh

Antonela: Unë as shapkat nuk kam marrë, jam me çorape

Einxhel: Po ato të kishte kërkuar ti, jo ujë

Antonela: Se çfarë kërkoj është punë e imja