“HAJDE ZEMËR”/ Dua Lipa i mëson shqip shoqeve të huaja (VIDEO) – AlpeGossip
“HAJDE ZEMËR”/ Dua Lipa i mëson shqip shoqeve të huaja (VIDEO)

“HAJDE ZEMËR”/ Dua Lipa i mëson shqip shoqeve të huaja (VIDEO)

Ditën e sotme, pak orë më parë, Dua Lipa ka publikuar në story të llogarisë së saj të “Instagram” një video shumë të këndshme që na bëri të gjithë të ndihemi krenarë për gjuhën tonë.

Teksa duket se është duke udhëtuar, këngëtarja shqiptare e njohur kudo në botë ka zbuluar se ka nisur t’i mësojë shoqeve të saj të huaja disa fjalë nga gjuha shqipe.

Ajo ka publikuar në video shoqen e saj, e cila përsërit fjalët shqip të Dua Lipës “Hajde zemër”. Në sfond të videos dëgjohet zëri i këngëtares e cila i ripërsërit fjalët që shoqja t’i shqiptojë në mënyrën e duhur.

 

VIDEO