“SYNO JO VETËM FINALEN, POR EDHE…”/ Vajza e Monikës ka dy fjalë për të: Ajo ballukja të… – AlpeGossip
“SYNO JO VETËM FINALEN, POR EDHE…”/ Vajza e Monikës ka dy fjalë për të: Ajo ballukja të…

“SYNO JO VETËM FINALEN, POR EDHE…”/ Vajza e Monikës ka dy fjalë për të: Ajo ballukja të…

“Syno jo vetëm finalen, por edhe kupën”. Ky ishte mesazhi që Monika Lubonja mori nga e bija e saj që ajo të vazhdonte rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke qenë se finalja e madhe është shtyrë për më datë 18 shkurt.

Duke qenë se banorët mbetën paksa të suprizuar nga ky vendim i papritur, “Vëllai i Madh” u erdhi në ndihmë që të merrnin mesazhe nga familjarët e tyre, e më pas të vendosnin se çfarë të bënin, të dalin nga BB VIP apo të vijojnë rrugëtimin që kanë nisur.

Mesazhi i vajzës së Monikës:

E dashur Monikë, kur Arbana erdhi dhe i solli përsheshin dhe gjelin nënës, na komunikoi gjithashtu vendimin e marrë që “Big Brother” do të shtyhet me një muaj më shumë. Unë e nëna jemi të dyja ekstrem krenare për rrugëtimin tënd dhe kurrsesi unë si bricjap nuk do të udhëzoja që ti këtë rrugëtim ta lije në mes. Komplet e kundërta, do të doja që ti t’i shkoje deri në fund. Ki shumë besim te vetja sepse je njeri shumë i veçantë, shumë e fortë dhe syno jo vetëm finalen, por edhe kupën. Dhe unë shpresoj shumë që bashkë me kupën, ajo ballukja të të rritet pak deri atëherë. Të duam fort.