BENIADA PËRQAFON DONALDIN/ Einxhel i thumbon: Se mos të shpëton te zinxhiri tjetër – AlpeGossip
BENIADA PËRQAFON DONALDIN/ Einxhel i thumbon: Se mos të shpëton te zinxhiri tjetër

BENIADA PËRQAFON DONALDIN/ Einxhel i thumbon: Se mos të shpëton te zinxhiri tjetër

Beniada Nishani e ka zgjuar sot Donald Veshajn me një përqafim. Ai ishte ende i shtrirë në krevat, teksa modelja njohur shkon dhe e përqafon dhe e pyet se si është.

Në këto momente ndërhyn Einxhel Shkira, duke thumbuar dy banorët.

“Përqafoje se mos të shpëton te zinxhiri tjetër, ta kesh, se nuk i dihet jetës”, i thotë moderatorja e njohur Beniadës.

Kujtojmë se Einxhel nuk e ka pritur aspak mirë faktin se në zinxhirin e fundit të shpëtimit askush nuk tha emrin e Dagz. Si pasojë ata të dy dolën në një televotim kokë më kokë, ku publiku vendosi që të nxirrte jashtë shtëpisë Dj e njohur.