– Mbrëmjen e djeshme, Einxhel Shkira teksa po luante me banorët është rrëzuar duke lënduar krahun. Ajo mendon se e ka thyer, por këtë pritet ta thonë mjekët që do e vizitojnë ditën e sotme.
Ndërkohë teksa banorët po flisnin me njëri-tjetrin për lëndimin e moderatores, Tani duket se u mërzit.
Biseda mes banorëve:
Iliri: E kupton çfarë ndodhi?
Egzona: Çfarë ke Tan?
Tani: Situata, gjynah. Më vjen keq seriozisht
Donaldi: Mirë që nuk ka përplasur kokën në ndonjë vend
Iliri: Ajo nuk ngriti trupin, kur pa se po ikte matanë, automatikisht humbi ekuilibrin dhe ra djathtas
Donaldi: Mirë që e bëri aty dhe jo te tavolina të binte në ndonjë cep