DONALDI DËGJON KËNGËN DEDIKUAR TIJ/ Ja reagimi i Beatrix: Edhe pak… – AlpeGossip
DONALDI DËGJON KËNGËN DEDIKUAR TIJ/ Ja reagimi i Beatrix: Edhe pak…

DONALDI DËGJON KËNGËN DEDIKUAR TIJ/ Ja reagimi i Beatrix: Edhe pak…

Gjatë ditës së djeshme, Donald Veshaj, ka dëgjuar për herë të parë këngën që Beatrix Ramosaj i ka dedikuar dashurisë së tyre, e cila lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Aktori i humorit fillimisht nuk e kuptoi se kishte të bënte me këngën që Trixa realizoi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”

“Më duket se është e vjetër”, dëgjohet duke thënë Donaldi kur Iliri e pyet nëse është këngë e re apo e vjetër. Ndërsa më pas i duket se ndryshon zëri dhe ka bërë bashkëpunim, ndaj pyet: “Po kjo kush është? Ngrije pak të lutem”.

“Edhe pak ditë kanë me na nda, ne shumë shpejt kemi me u pa”, ishte momenti kur Donaldi kuptoi se kënga ishte dedikim për të dhe filloi të buzëqeshje.

“Të lutem vëlla i madh dhe një herë, të lutem”, tha Donaldi, dëshirë që iu plotësua dhe kënga u përsërit. Ndërkohë vetë këngëtarja duket se e ka parë live momentin kur partneri i saj ka dëgjuar këngën që ia ka dedikuar.

Donaldi dëgjon këngën e re të Beatrix, ja si reagon

“Edhe pak ditë…”, ka shkruar Beatrix bashkëngjitur me videot e postuara në “Instastory”, ku tregon Donaldin duke dëgjuar këngën e saj.