ÇFARË PO NDODH? Pas përplasjes me produksionin, Romeo dhe Donaldi marrin vendimin drastik (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH? Pas përplasjes me produksionin, Romeo dhe Donaldi marrin vendimin drastik (FOTO)

ÇFARË PO NDODH? Pas përplasjes me produksionin, Romeo dhe Donaldi marrin vendimin drastik (FOTO)

Ditën e djeshme, balerini Iliri Shaqiri, doli fitues i Big Brother Vip, ndërsa në vend të dytë Donald Veshaj.

Donald Veshaj mori si dhuratë një emision në prime time në “Top Channel” që do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, i titulluar “Më Lër të Flas”.

Donaldi u emocionua shumë për këtë surprizë të madhe dhe u përlot, teksa u realizua dhe lidhja me vëllanë e tij nga studioja ku po përgatitej për emisionin. Dhe vetë Romeo u emocionua dhe u përlot.

Mirëpo, duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër kur Romeo është përplasur mbrëmë me produksionin pas fitores së Ilirit.

Nëse shkojmë në Instagram-in e Romeos, do të shikojmë që ai ka fshirë nga profili i tij videon e emisionit që do të mbante me Donaldin, gjë që lë të kuptohet se mund të kenë hequr dorë nga projekti.

Madje, u bë e ditur se binjakët së bashku me Trixën kishin refuzuar të shkonin në afterparty me ish-banorët e tjerë dhe produksionin.