Era dhe Nora Istrefi publikuan më në fund sot videoklipin e tyre të shumëpritur me titull “Nuk e di”. Kënga u pëlqye shumë dhe shikimet vazhdojnë të rriten që prej momentit kur u publikua në Youtube.
Pamja e dy motrave në klip u komentua shumë dhe sidomos skenat ku ato shfaqeshin së bashku të lidhura me gërshet.
Një pjesë nga videoklipi i Erës dhe Norës, Noizy e ka publikuar në Instastory por ka habitur me përshkrimin.
Njërën prej motrave Noizy e thërret me përkëdheli Lalushi, por se për cilën e ka fjalën nuk e bën të ditur.