“JA BANORJA MË SEKSI NË BB VIP”/ Valoni habit me deklaratat: Kam tradhtuar – AlpeGossip
“JA BANORJA MË SEKSI NË BB VIP”/ Valoni habit me deklaratat: Kam tradhtuar

“JA BANORJA MË SEKSI NË BB VIP”/ Valoni habit me deklaratat: Kam tradhtuar

Këngëtari i njohur, Valon Shehu, është komentuar shumë së fundmi për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP”. Edhe pse rrugëtimi i tij ishte i shkurtër brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ai arriti që t’i bënte të gjithë të flisnin për të.

Valoni ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka ndarë disa detaje nga jeta e tij private, me të cilat i ka habitur fansat. Këngëtari i njohur ka rrëfyer se nuk është tradhtuar ndonjëherë, teksa pohoi që ka tradhtuar disa herë partneret e tij gjatë një lidhje.

Ndërkohë, një nga gjërat që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë edhe deklarata e tij që do të martohet “së shpejti”, edhe pse ai ende nuk ka ndarë me publikun nëse ka ndonjë person zemre.

Lidhur me “Big Brother VIP”, Valoni tha se beson që Iliri e meriton fitoren, ndërkohë që, i pyetur për banoren më seksi sipas tij, ai ka thënë emrin e Beniadës.

Pjesë nga intervista:

A e meritonte Iliri fitoren?

Valon Shehu: Po, prej fillimit kam qenë me Ilirin

Sa herë je tradhtuar?

Valon Shehu: Me sa di unë asnjëherë, nëse nuk e kam marrë vesh

Ti sa herë ke tradhtuar?

Valon Shehu: Disa herë

Kur do martohesh?

Valon Shehu: Së shpejti

A je i lumtur?

Valon Shehu: Disa ditë po, disa ditë jo

Cila prej banoreve të BBV ishte më e mira?

Valon Shehu: Beniada