DON XHONI NDAHET NGA MODELJA RUSE? Postimi i bukuroshes që ngriti dyshimet (FOTO) – AlpeGossip
DON XHONI NDAHET NGA MODELJA RUSE? Postimi i bukuroshes që ngriti dyshimet (FOTO)

DON XHONI NDAHET NGA MODELJA RUSE? Postimi i bukuroshes që ngriti dyshimet (FOTO)

Të gjithë u habitëm kur një modele ruse, asokohe e panjohur për ne, bëri tatuazh në trupin e saj portretin e reperit Don Xhoni.

Sigurisht, ky gjest i pëlqeu reperit shqiptar nga Drenica, i cili u vu menjëherë në kontakt me Ariana Lirey-n.

Papritur nisën deklaratat e forta për njëri-tjetrin, që na bënë të gjithëve të dyshonim se ata ishin më shumë se shokë dhe në fakt ashtu ndodhi!

Don Xhoni ndahet nga modelja ruse? Postimi i bukuroshes që ngriti dyshimet

Don Xhoni dhe Ariana nisën një romancë, teksa u përpoqën të mbajnë lidhjen e tyre në distancë. Madje, modelja ruse nisi një kurs në shqip, që të mësonte gjuhën tonë.

Mirëpo gjërat s’kanë shkuar siç duhet dhe marrëdhënia e tyre është prishur. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ariana në rrjete sociale.

Don Xhoni ndahet nga modelja ruse? Postimi i bukuroshes që ngriti dyshimet

“Ishte një histori e bukur. Mirupafshim.”- shkruan ajo.

Më tej, në një tjetër story shkruan:

“Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten”, përfundon modelja.

Don Xhoni ndahet nga modelja ruse? Postimi i bukuroshes që ngriti dyshimet

Për më tepër, ata nuk ndiqen më as në Instagram, shenjë që tregon se vërtetë “i kanë dhënë duart” njëri-tjetrit.

Rrjetet sociale kanë zhurmuar nga postimet e tyre që lanë të kuptohet se raporti i tyre ishte më i veçantë dhe modelja ishte e gatshme për të marrë mbiemrin e tij.