“O BA, KE BËRË FASULE SOT?” Elvana Gjata ndan VIDEON epike me të atin – AlpeGossip
“O BA, KE BËRË FASULE SOT?” Elvana Gjata ndan VIDEON epike me të atin

“O BA, KE BËRË FASULE SOT?” Elvana Gjata ndan VIDEON epike me të atin

Elvana Gjata ka publikuar në Instagram një video qesharake teksa flet me babain e saj në telefon, duke zbuluar kështu edhe ushqimin e saj të preferuar.

Dhe jo, jo…mos prisni krudo, sushi… por fasulet duket se Elvana i dashka shumë. Nuk e dimë sa e vërtetë është kjo gjë, por nëse bazohemi te videoja dalim në këtë përfundim. “O ba, ke bërë fasule sot?”– e pyet këngëtarja të atin i cili i thotë: “Jo, të hënën i kemi ato” dhe fill pas kësaj përgjigjeje Elvana pyet: “Pse nuk është e hënë sot?”.

VIDEO

Ky postim ka marrë komente të shumta nga ndjekësit që janë shkrirë gazit.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit jo vetëm detajet rreth jetës profesionale por edhe postime nga jeta e saj personale. Dhe këtu zënë një vend të mirë postimet me prindërit e saj.

Pak javë më parë ajo postoi një video teksa ndodhej në makinë me të atin dhe të ëmën, duke u vendosur atyre në sfond këngën e saj më të re. Mirëpo, asnjëri nuk ka qenë i përqëndruar për ta dëgjuar atë. Elvana ka publikuar një video në Instagram ku dy prindërit e saj shihen totalisht të përqëndruar në telefonat e tyre. Një video shumë funny që bëri xhiron e rrjetit asokohe.