DO NA PËRFAQËSOJË NË EUROVISION/ Kjo është shfaqja e parë e Jonida Maliqit në Festival (VIDEO) – AlpeGossip
DO NA PËRFAQËSOJË NË EUROVISION/ Kjo është shfaqja e parë e Jonida Maliqit në Festival (VIDEO)

DO NA PËRFAQËSOJË NË EUROVISION/ Kjo është shfaqja e parë e Jonida Maliqit në Festival (VIDEO)

Vetëm pak javë më parë Jonida Maliqi fitoi një nga çmimet më të rëndësishme në karrierën e saj artistike. Ajo u shpall si fituese e ‘Festivalit të Këngës’, teksa konkurroi përkrah emrave më të njohur të muzikës shqiptare. “Ktheju tokës” është kënga me të cilën Jonida do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’ këtë vit në Izrael.

Pritshmëritë janë shumë të larta, duke qenë se Jonida mban një karrierë të gjatë mbi supe. Ajo ka nisur të këndojë në një moshë fare të vogël dhe ka provuar të këndojë në skena të mëdha që kur ka qenë 13 vjeçe. Jonida është ngjitur për herë të parë në skenën e ‘Pallatit të Kongreseve’ në vitin 1995 për të kënduar në një duet me Aleksandër Rrapin në ‘Festivalin e 34-të në RTSH’.
Pavarësisht se në atë kohë nuk ka pasur asnjë eksperiencë, këngëtarja është shfaqur me një siguri shumë të plotë në vete dhe me vokal të fuqishëm. Që nga ajo ditë kanë kaluar gati 23 vite dhe me siguri jo të gjithë e mbajnë mend performancën e parë të Jonidës, megjithatë të gjithë biem në një mendje se nga ajo 13-vjeçarja e ëmbël kanë ndryshuar shumë pak gjëra.