PËR HERË TË PARË NË TAPETIN E KUQ BASHKË/ Pse Pete Davidson nuk pozoi krah Kim Kardashian? – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË NË TAPETIN E KUQ BASHKË/ Pse Pete Davidson nuk pozoi krah Kim Kardashian?

PËR HERË TË PARË NË TAPETIN E KUQ BASHKË/ Pse Pete Davidson nuk pozoi krah Kim Kardashian?

Kim Kardashian dhe Pete Davidson po i çojnë gjërat në një nivel tjetër!

Disa muaj pasi ylli i “Keeping Up With the Kardashians” njoftoi lidhjen e saj të re me komedianin e “Saturday Night Live”, ata kanë bërë daljen e parë së bashku në një tapet të kuq, duke u shfaqur në festën premierë të serialit të ri të Kim, “The Kardashians”.

Në fakt, Pete nuk ka pozuar në tapetin e kuq me Kim-in, por ai është parë duke mbërritur me të në eventiment teksa e mbante për-dore. Çifti më pas shkoi në shfaqje së bashku.

Pasi Pete e prezantoi së fundmi Kim me familjen dhe miqtë e tij më të ngushtë, ishte radha e saj për ta marrë atë në ‘botën e shkëlqimit dhe glamurit’ dhe duket se po forcohen shpejt si çifti më i fundit i Hollywood.

Duke qenë se të dy yjet janë të njohur për mënyrën e të veshurit, nuk është çudi që ata ishin një nga çiftet e veshura më bukur të natës. Kim kishte zgjedhur një fustan ngjyrë argjendi dhe Pete një xhaketë serioze kombinuar me një bluzë të bardhë sportive dhe syze dielli. Kim i tha E! Daily Pop që Pete ishte shumë mbështetës për premierën e saj.

“Ai është këtu për të më mbështetur.” tha ajo, përpara se të shpjegonte se pse ai anashkaloi tapetin e kuq. “Nuk është diçka që lidhet me të. Kështu që, jam shumë e lumtur që ai është këtu.” Ajo bëri një batutë duke thënë se ai po fshihej.

Paraqitja e tyre e madhe publike vjen vetëm një ditë pasi Kim foli për marrëdhënien e tyre në “Good Morning America” duke thënë se është shumë e lumtur me Pete.

“Nuk do të isha me dikë nëse nuk do të kisha në plan të kaloja shumë kohë me të.“- tha Kim mes të tjerash. Gjithçka që ka mbetur është që fansat të vendosin një ‘nickname’ për çiftin!