MIRUPAFSHIM FATON SHOSHI/ Era Istrefi shfaqet në krahët e këngëtarit britanik (FOTO) – AlpeGossip
MIRUPAFSHIM FATON SHOSHI/ Era Istrefi shfaqet në krahët e këngëtarit britanik (FOTO)

MIRUPAFSHIM FATON SHOSHI/ Era Istrefi shfaqet në krahët e këngëtarit britanik (FOTO)

Era Istrefi është zhvendosur për pak kohë në Londër, si pasojë e projekteve të reja në muzikë! Mirëpo, fansat e saj besnikë rrëfejnë ekskluzivisht për ‘iconstyle.al’ se një tjetër arsye mund të jetë edhe historia e saj më e re e dashurisë.

Mesa duket, djali fatlum që i ka fituar zemrën talentit shqiptar është këngëtari britanik, Julian Perreta. Ata janë parë së bashku disa herë shumë pranë njëri –tjetrit, madje në një nga videot e publikuar nga vetë Perreta, 29-vjeçari e përshkruan Erën si princeshën e saj.

Ndërsa ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar se janë në një lidhje dashurie, nuk duket krejt e pamundur pasi të dy janë beqar. Era Istrefi hodhi pas krahëve historinë e dashurisë me ish-menaxherin e saj Faton Shoshi, ndërsa Perreta i ka dhënë fund lidhjes me supermodelen Barbara Palvin!

Ata janë pjesë e së njëjtës shtëpi diskografike ‘Universal Music Group’, që ka marrë përsipër karrierën muzikore të dy yjeve! Më herët, Perreta është shprehur shumë krenar për Istrefin, gjatë performancës së saj në finalen e Kupës së Botës, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam!

Epo, ç’të themi tjetër, shpresojmë që të jenë sa më të lumtur dhe ta konfirmojnë historinë e dashurisë sa më parë!