FIFI SHIJON ROMANCËN ME TË DASHURIN/ Motra e Granit Canës: Ndoshta nuk e ka dashur – AlpeGossip
FIFI SHIJON ROMANCËN ME TË DASHURIN/ Motra e Granit Canës: Ndoshta nuk e ka dashur

FIFI SHIJON ROMANCËN ME TË DASHURIN/ Motra e Granit Canës: Ndoshta nuk e ka dashur

Një nga temat më të komentuara që në fillimet e “Big Brother VIP”, por edhe tani që reality show ka përfunduar, është marrëdhënia mes Fifit dhe Granit Canës. Ata të dy u afruan shumë me njëri-tjetrin që në fillim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por gjërat mes tyre nuk shkuan ashtu siç publiku priste, pasi ishte modeli, ai që i tha këngëtares së njohur se e shikonte si shoqe dhe jo më shumë. Pas daljes së tyre nga BBV, u duk se kishin ruajtur një miqësi të mirë.

Tashmë ky raport mes tyre është rikthyer sërish në vëmendje nga motra e ish-banorit, Genta Cana. Kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin e Robert Berishës ku teksa po fliste për vëllanë e saj, moderatori përmendi emrin e Fifit.

Genta tha se Fifi “ndoshta edhe nuk e ka dashur” Granitin pasi sipas saj, u krijuan disa pikëpyetje.

Biseda:

Genta: Kam dashur ta shikoj, duke e njohur edhe çfarë tipi është, e don skena e duan edhe gjëra të tjera…

Robert: E donte edhe Fifi!

Genta: E donte, e donte, po më duket se edhe ndoshta nuk e ka dashur sepse u krijuan disa pikëpyetje. Ata i dinë punët e tyre më mirë, sepse unë nuk guxoj të përgjigjem për asgjë sepse mi marrin për keq.

Kujtojmë se pas romancës së re të këngëtares, duket se dyshja kanë ruajtur raporte të mira shoqërore. Për “Ftesë në 5”, Granit Cana tregoi se janë miq me këngëtaren. Ndër të tjera ai tha se nuk e ka uruar ende Fifin për lidhjen e re, por zgjodhi t’i thotë disa fjalë publikisht.

“Jam gëzuar shumë, më ka gëzuar fakti se ka bërë lidhje të re dhe shyqyr që e ka një njeri në krah. Urime Fifi, ishalla jetë të gjatë, të trashëgoheni”, u shpreh Graniti.