“KËNGA IME NUK FLET PËR VAJZA…”/ Ronela për kritikat: Më mbushen sytë me lot kur… – AlpeGossip
“KËNGA IME NUK FLET PËR VAJZA…”/ Ronela për kritikat: Më mbushen sytë me lot kur…

“KËNGA IME NUK FLET PËR VAJZA…”/ Ronela për kritikat: Më mbushen sytë me lot kur…

Ronela Hajati ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku dhe është ndalur te komentet negative që ka marrë për këngën me të cilën do të na përfaqësojë në Eurovision. Marrë shkas nga një koment, Ronela ka shkruar dhe disa fjalë për të gjithë ata që kanë komentuar tekstin e këngës “Sekret”.

“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada!

Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin.”, ka shkruar Ronela