“PUBLIKU KA VENDOSUR…”/ Mozzik futet në shtëpinë e “BBV” dhe ‘tallet’ me produksionin – AlpeGossip
“PUBLIKU KA VENDOSUR…”/ Mozzik futet në shtëpinë e “BBV” dhe ‘tallet’ me produksionin

“PUBLIKU KA VENDOSUR…”/ Mozzik futet në shtëpinë e “BBV” dhe ‘tallet’ me produksionin

Këngëtari i njohur Mozzik është futur ditën e sotme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, bashkë me ish-banorin, aktorin Donald Veshaj.

Kujtojmë që herën e fundit kur Mozzik-u ka qenë brenda shtëpisë, gjërat nuk shkuan shumë mirë pasi Donaldi theu rregullat dhe shoqëroi këngëtarin në ambientet e shtëpisë duke marrë kështu edhe një dënim nga “Vëllai i Madh” – a.k.a produksioni.

Kurse sot, artisti në një farë mënyre ka ‘tallur’ produksionin me anë të disa videove në “Instastory”.

Dyshja ndanë një video nga oborri i “BBV”, ndërsa Mozzik thotë: “Publiku ka vendosur…”, Donaldi shton: “Çfarë ka vendosur publiku? Mozzik dhe Donald në dhomën e rrëfimit.

Në një video tjetër që ata postuan në “Instastory” Donaldi e pyet reperin mes të qeshurash se kë do të nominojë.

Dhe në fund në një video ku Mozzik është në dushet e “BBV”, aktori i humorit shprehet:

Meqë s’u lave dot kur erdhe ja po lahesh tani”, duke vazhduar më tej ironitë