E LIDHUR ME ISH-BASHKËSHORTIN E ADROLËS/ Fifi flet për herë të parë për modelen e njohur: Është një prej femrave më… – AlpeGossip
E LIDHUR ME ISH-BASHKËSHORTIN E ADROLËS/ Fifi flet për herë të parë për modelen e njohur: Është një prej femrave më…

E LIDHUR ME ISH-BASHKËSHORTIN E ADROLËS/ Fifi flet për herë të parë për modelen e njohur: Është një prej femrave më…

Prej disa muajsh këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ka nisur një romancë dashurie me Adis Patushin. Ky i fundit është ish-bashkëshorti i modeles së njohur, Adrola Dushi, me të cilën ka një djalë.

Fifi dhe Adisi shfaqen kudo bashkë dhe herë pas here nuk ia kursejnë dedikimet njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një reagim në “Instastory” ndaj kritikave dhe mesazheve ofenduese që merr nga ndjekësit për lidhjen e saj me Adisin. Gjatë këtij reagimi, Fifi ka dhënë edhe mendimin e saj për Adrola Dushin.

“Adrola?

Yll padiskutim. Dhe po, absolutisht një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë. Do e respektoj çdo ditë jo vetëm si nënën e fëmijës së njeriut që po jetoj me të, por si grua, si vajzë, si punëtore, si shembullin më të mirë të një femre që punon dhe rrit krijesën më të shtrenjtë në botë…

Të më shani? Ta shani? Bllok do e keni…”, shkruan Fifi.

I dashuri i saj ka një fëmijë me Adrola Dushin, Fifi flet