E PRISNIT? Ja reagimi befasues i Beatrix Ramosaj në lidhje me ‘ribashkimin’ e Donaldit dhe Borës – AlpeGossip
E PRISNIT? Ja reagimi befasues i Beatrix Ramosaj në lidhje me ‘ribashkimin’ e Donaldit dhe Borës

E PRISNIT? Ja reagimi befasues i Beatrix Ramosaj në lidhje me ‘ribashkimin’ e Donaldit dhe Borës

Ish-banorja e edicionit të parë të “BBV” dhe njëkohësisht këngëtarja Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Trixa para disa ditësh ka qenë e pranishme në “Netët e klipit shqiptar”, ku ka folur për herë të parë në një intervistë rreth jetës së saj dhe gjithçka tjetër. Gjatë intervistës bukuroshja është pyetur rreth lajmeve të ‘ribashkimit’ të Donaldit dhe Borës, për të cilin deri më tani këngëtarja nuk kishte reaguar në lidhje me këtë çështje, por duket se më në fund ka vendosur të flasë. Lidhur me këtë çështje ao u shpreh se:

“Eshtë një pyetje që po ma bëjnë të gjithë , në qoftë se ata kanë gjetur lumturinë atëherë edhe unë jua uroj.”

 

Pak ditë më parë Trixa ka postuar në Instastory-n e saj në Instagrm një video pa audio duke kënduar një këngë dhe shkruan “Veten mos e rrej” duke na bërë të mendojmë se mos ndoshta ky është projekti i ri muzikor i saj dhe këngëtarja ka zgjedhur të mos publikojë asnjë sekuencë duke na bërë edhe më shumë kuriozë. Mund të jetë ky një dedikim?