“MË VESH, MË Ç’VESH”/ Paloma zbulon raportin me partnerin: Çfarë nuk më bën – AlpeGossip
“MË  VESH, MË Ç’VESH”/ Paloma zbulon raportin me partnerin: Çfarë nuk më bën

“MË VESH, MË Ç’VESH”/ Paloma zbulon raportin me partnerin: Çfarë nuk më bën

Gazetarja e njohur, Rudina Demneri, ishte ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka treguar për raportin që ka me bashkëshortin pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Paloma u shpreh se partneri i saj është shumë i kujdesshvm dhe e trajton si “bebe” në momentin që ajo dehet.

“Në raste të rralla ku pi bëhem shumë keq dhe më kap me këto reflukset. Burri më mban kokën me shumë dashuri dhe kujton ato momentet e tij e thotë: “Ç’të duhet ty me këto punë?”

Më vesh, më zhvesh, më heq rrobat, më vendos peshqirin, çfarë nuk bën, më trajton si bebe në ato momente dhe them: “A të pi prapë?” Ndaj është marrëdhënia e bukur”, tha gazetarja e njohur.