14-vjeçe këndonte në “Kënga Magjike 1”: E njihni dot këngëtaren e famshme shqiptare? – AlpeGossip
14-vjeçe këndonte në “Kënga Magjike 1”: E njihni dot këngëtaren e famshme shqiptare?

14-vjeçe këndonte në “Kënga Magjike 1”: E njihni dot këngëtaren e famshme shqiptare?

Festivali i muzikës shqiptare “Kënga Magjike” ka ngritur për herë të parë siparin në vitin 1999 në “TVSH” dhe në edicionin e tij të parë, një vogëlushe 14-vjeçare ka interpretuar live në skenën gjigante duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Por a e njihni dot cila është vajza në këto imazhe?

Bëhet fjalë për këngëtaren Era Rusi, e cila së fundmi ka risjellë për ndjekësit e saj në Instagram ato çaste nga hapat e saj të parë në karrierën si këngëtare.

Në videon e hershme, Era shihet me flokë të shkurtër brunë dhe e veshur me një fustan të bardhë, teksa performon e vetme në skenën e festivalit si një këngëtare profesioniste.