A DO I FLISTE ANDIT NËSE DO E SHIHTE NË RRUGË? Melisa jep përgjigjen epike: Një është jashtë… – AlpeGossip
A DO I FLISTE ANDIT NËSE DO E SHIHTE NË RRUGË? Melisa jep përgjigjen epike: Një është jashtë…

A DO I FLISTE ANDIT NËSE DO E SHIHTE NË RRUGË? Melisa jep përgjigjen epike: Një është jashtë…

Kishte pak kohë që po qëndronte larg syrit të publikut dhe fansat e saj ishin kurioz që të dinin se çfarë po ndodh me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Melisa Lleshi.

Para pak kohësh ajo ishte në qendër të vëmendjes, pasi ish-partneri Andi Shehu, konfirmoi ndarjen e tyre. E tani që ajo është rikthyer, ka vendosur që të japë një intervistë për “Prive”, ku ka treguar edhe ajo versionin e saj mbi ndarjen.

Në një moment gjatë bisedës gazetari e pyet këngëtaren nëse e kthen kokën në rrugë nëse e shikon ex-in. Në kohën kur po flisnin për ex-in e saj më të afërt, pritej një përgjigje për Andin, mirëpo Melisa e përgjithësoi situatën.

“Vallaj nuk di gjë ku janë”, u shpreh Lleshi. Më pas gazetari insistoi, duke nënkuptuar se edhe Andi në Tiranë ndodhet kështu që mund të shkëmbehen.

“Jo një është jashtë. Nëse do i shikoj do ju bëj një përshëndetje me sy, përsa kohë jam single. Se më pas mund të lidhem dhe është e çuditshme që unë ta përshëndes me sy ex-in,”-u shpreh Melisa.