U PËRFOLËN PËR NJË LIDHJE/ Zgjidhet “misteri” i marrëdhënies së Semi Jaupajt me Ron Zaitin – AlpeGossip
U PËRFOLËN PËR NJË LIDHJE/ Zgjidhet “misteri” i marrëdhënies së Semi Jaupajt me Ron Zaitin

U PËRFOLËN PËR NJË LIDHJE/ Zgjidhet “misteri” i marrëdhënies së Semi Jaupajt me Ron Zaitin

Këngëtarët Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë përfolur gjatë në mediat rozë për një romancë mes tyre.

Mirëpo deri më tani nuk ka asnjë reagim publik nga ana e tyre. Teksa dy protagonistët zgjedhin të heshtin, burime për “Prive” konfirmojnë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” ka përfunduar me kaq. Të njëjtat kanë shprehen se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë.

Ju kujtojmë që pak javë më parë është publikuar “All Your Lovin”, bashkëpunimi mes Semit dhe Ronit. Ky i fundit ishte në listën e artistëve që performuan në koncerin “Alba Festival” të mbajtur në Zvicër, së bashku me Dafina Zeqirin.

Dafina dhe Roni performuan këngën e tij dhe Semit në skenë, në koncertin e parë për këngëtarin që pas publikimit të bashkëpunimit muzikor. Një faqe fansash në Instagram publikoi një video të një fragmenti të performancës së Ronit dhe Dafinës, duke i bërë tag edhe Semit.

Këngëtarja e ripostoi videon pa shkruar asgjë krahas saj.