“TENTOVA DISA HERË, POR…”/ Mikela zbulon arsyen e ndarjes nga Erioni – AlpeGossip
“TENTOVA DISA HERË, POR…”/ Mikela zbulon arsyen e ndarjes nga Erioni

“TENTOVA DISA HERË, POR…”/ Mikela zbulon arsyen e ndarjes nga Erioni

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Mikela Pupa ishte së fundmi e ftuar në “Pardon my French”, ku mes të tjerash tregoi arsyen e ndarjes nga Erioni.

'Tentova disa herë, por...', Mikela zbulon arsyen e ndarjes nga

Ajo tha se në ndarjen e tyre ndikoi distanca, teksa shtoi se Erioni kishte vendosur disa gjëra të tjera (pa i specifikuar) para asaj.

'Tentova disa herë, por...', Mikela zbulon arsyen e ndarjes nga

“Lidhja me Erionin kishte filluar edhe pak më përpara. Një 8-mujorsh e kaluam bashkë. Ishte bukur aq sa zgjati… Largësia edhe distanca ndikuan. Nuk shiheshim shpesh. Kisha nevojë ta kisha afër. E doja afër në plazh… Besoj që lidhjet në distancë nuk funksionojnë. Nuk patëm një pushim të dy. Si dolëm nga programi u fokusuam te punët tona dhe nuk patëm kohë për ne. Tentova disa herë, por ndonjëherë duhet të bëjnë edhe të tjerët për ty. Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë. U zumë normalisht. Por pas asaj kohe kemi folur me njëri-tjetrin. Nuk i mbaj mëri. Vuri disa gjëra sipër meje”, tregoi Mikela.