“BRAVO QË LËVIZNI GJOKSIN”/ Një “sherr” i ri në horizont, Dalina Buzi ironizon hapurazi Olsa Muhametin (VIDEO) – AlpeGossip
“BRAVO QË LËVIZNI GJOKSIN”/ Një “sherr” i ri në horizont, Dalina Buzi ironizon hapurazi Olsa Muhametin (VIDEO)

“BRAVO QË LËVIZNI GJOKSIN”/ Një “sherr” i ri në horizont, Dalina Buzi ironizon hapurazi Olsa Muhametin (VIDEO)

Çdo ditë e më shumë, televizionet shqiptare po përpiqen të sjellin frymën e reality-show-ve amerikan.Edhe këtë herë Olsa Muhameti “guxoi” duke sjellë versionin shqiptar të “To Hot to Handle”. “Kepi i Tundimit” emisioni i ri me 10 të rinj që do të bashkëjetojnë me njëri-tjetri në një shtëpi për 20 ditë, sapo ka startuar.

Pas prezantimit me personazhet pjesëmarrës, të shumtë kanë qenë përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët kanë reaguar, duke i konsideruar thjesht si të bukur dhe asgjë më tepër.

Duket se e të njëjtit mendim është edhe Dalina Buzi, e cila e pyetur në një bisedë virtuale nga ndjekësit mbi emisionin nuk hezitoi të ironizonte hapurazi autoren, Olsa Muhametin.

“Jo nuk e pashë, vetëm një fragment ne Instagram. Kështu bravo iu qoftë gocave që bënë intervistën me rroba banjo, rrinë ulur dhe nuk u paloset barku dhe krijohet dhjami. Bravo gocave, dhe çunave që lëvizin gjoksin. Wow,”– është shprehur Dalina

VIDEO