PAS KAQ SHUMË KOHËSH/ Dua Lipa nxjerr në pah anën tjetër që Getoar Selimi e ruan me fanatizëm… – AlpeGossip
PAS KAQ SHUMË KOHËSH/ Dua Lipa nxjerr në pah anën tjetër që Getoar Selimi e ruan me fanatizëm…

PAS KAQ SHUMË KOHËSH/ Dua Lipa nxjerr në pah anën tjetër që Getoar Selimi e ruan me fanatizëm…

Të bësh Getoar Selimin për të qeshur është mision i vështirë, por jo i pamundur. Dua Lipa më në fund ka arritur tu “falë” fansave të reperit një foto të tijën duke qeshur

Foto të Getoarit duke qeshur, pa mjekër e syze, është e vështirë shumë të gjesh në rrjetet sociale. Reperi, i njohur ndryshe edhe si Ghetto Geasy, ka ndërtuar në syrin e publikut një imazh karakteristik prej vitesh dhe disa gjëra nuk ia lejon vetes. Syze, mjekër, një fytyrë serioze- ky është Getoari që njohim.

 

Mirëpo, Dua është Dua. Getoari ka qenë një nga artistët që ka performuar në “Sunny Hill Festival” dhe sigurisht ka shkrepur një foto me artisten me famë ndërkombëtare. Çuditërisht ai shfaqet i qeshur me buzët vesh më vesh

S’jemi të vetmit që na ra në sy pamja e pazakontë, me dhjetëra komentues u çuditën nga fotoja që panë. “Mas shumë viteve po të shoh në foto duke qeshur!”- shkruan dikush.

Ok, Getoar, imazhi që ke krijuar është autentik, por fansat duket se duan të të shohin të buzëqeshur.