PUBLIKON PAMJET/ Dua Lipa feston ditëlindjen në Shqipëri, tregon se si ndihet në këtë 27-vjetor – AlpeGossip
PUBLIKON PAMJET/ Dua Lipa feston ditëlindjen në Shqipëri, tregon se si ndihet në këtë 27-vjetor

PUBLIKON PAMJET/ Dua Lipa feston ditëlindjen në Shqipëri, tregon se si ndihet në këtë 27-vjetor

Dua Lipa feston sot ditëlindjen. Ylli shqiptar me famë botërore mbush 27 vjeç. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku tregon edhe se si ndihet sot që ka mbushur 27 vjeç. “27-ta ndihet sikur parajsë. Faleminderit për urimet e ditëlindjes”, shkruan ajo krah fotove.

Kujtojmë që Dua ka treguar pak ditë më parë se po shijonte pushimet në jug të vendit. “Vajzë shqiptare në Shqipëri”, shkroi këngëtarja e famshme krahas disa fotove që publikoi. Sakaq, ylli me famë botërore do të performojë pas pak ditësh në “Sunny Hill” në Tiranë.

FOTOT