DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Einxhel Shkira dhe Dj Dagz publikojnë “portretin e tyre të parë familjar” – AlpeGossip
DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Einxhel Shkira dhe Dj Dagz publikojnë “portretin e tyre të parë familjar”

DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Einxhel Shkira dhe Dj Dagz publikojnë “portretin e tyre të parë familjar”

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi moderatorja ironizoi mediat që raportuan se ishte në një pritje të ëmbël, ajo e konfirmoi për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.

Prej shumë muajsh ajo po përflitej për një shtatzëni, megjithatë moderatorja jo vetëm e kishte mohuar këtë lajm, por edhe nuk i ka kursyer ironitë në rrjetet sociale. Tashmë që Einxhel nuk fshihet më, ajo ka postuar së fundmi ‘portretin e tyre të parë familjar’.

Në foton e publikuar çifti gjenden në mes të një pishine me delfinë dhe në pah duket barku i rrumbullakosur i ish-banores.  Krahas imazhit Einxhel nuk nguroi së falënderuari të gjithë personat që e kanë ururar, ndërsa shtoi se ndihej e surprizuar nga dashuria e madhe që ka marrë.