LIDHJA ME ADISIN “NDAN” FIFIN NGA MONIKA/ Publikohen mesazhet e artisteve: Ngelëm pa fjetur… – AlpeGossip
LIDHJA ME ADISIN “NDAN” FIFIN NGA MONIKA/ Publikohen mesazhet e artisteve: Ngelëm pa fjetur…

LIDHJA ME ADISIN “NDAN” FIFIN NGA MONIKA/ Publikohen mesazhet e artisteve: Ngelëm pa fjetur…

Fifi dhe Monika Lubonja ende nuk e kanë kaluar një natë bashkë duke fjetur me njëra-tjetrën e duke biseduar deri orët e para të mëngjesit sikurse premtuar disa muaj më parë. Këtë e ka zbuluar këngëtarja e cila ka publikuar në Instastory mesazhet private me Monikën.

Siç mud të shihet në ‘screenshot’ e publikuar nga Fifi, aktorja i shkruan: “Kur do flemë bashkë?” Teksa Fifi ia kthen: “Ty po të pres. Ngelëm pa fjetur.” ndërkohë krah postimit në rrjetin sociale artistja ka shtuar: “Ky është mesazhi më i bukur që më vjen çdo muaj dhe akoma s’ndodhi!”

Edhe më parë Monika i ka komentuar publikisht Fifit se kur do flenë bashkë.

“Po unë kur do fle me ty”– shkruante Monika disa javë më parë në Instagramin e Fifit kur kjo e fundit publikoi disa foto me Adisin. Ky i fundit i shkroi: “Pa merak Monika… do ta lej një ditë”.

 

Kujtojmë që gjatë kohës kur ishte në BBV, Monika shprehu se natën e parë pas daljes do ta kalojë me Fifin. Në intervistat e dhëna më tutje, aktorja rrëfeu takimin që ka pasur me të dashurin e Fifit, Adis Patushin. Mes të qeshurash, Lubonja shprehu asokohe se sapo të mbarojë intervistën do të flasë me Fifin dhe se do flejë me të ndërsa “dhëndri të bëjë si të bëjë”.

Fifi dhe Adisi po e  jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë.