GJENI NDRYSHIMIN! Sarah Berisha zbulon sozinë, blogerja duket identike me aktoren e njohur turke – AlpeGossip
GJENI NDRYSHIMIN! Sarah Berisha zbulon sozinë, blogerja duket identike me aktoren e njohur turke

GJENI NDRYSHIMIN! Sarah Berisha zbulon sozinë, blogerja duket identike me aktoren e njohur turke

Ekziston një ide se secili ka ose ka patur një sozi diku në botë.

Blogeres së njohur Sarah Berisha i kanë vënë së fundmi në dukje ngjashmërinë e saj të madhe me aktoren turke Asli Enver, e njohur ndryshe si Nisan te seriali “Dielli i Dimrit”, apo Sureyya te “Nusja nga Stambolli”.

Sarah ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku dikush i shkruan “Të kanë thënë se ngjan me Asli Enver se dukesh fiks si ajo”. Edhe vetë Sarah ka postuar foto duke krahasuar veten me turken bukuroshe teksa ka treguar i kanë thënë shpesh dhe se i pëlqen shumë si aktore.

Në fotot e shumta ato duken indentike dhe vështirë se mund t’i dallosh nga njëra-tjetra.