KLEDI KADIU PJESË E “DANCING WITH THE STARS”/ Balerini rrëfen emocionet si kryetar jurie dhe largimin nga familja – AlpeGossip
KLEDI KADIU PJESË E “DANCING WITH THE STARS”/ Balerini rrëfen emocionet si kryetar jurie dhe largimin nga familja

KLEDI KADIU PJESË E “DANCING WITH THE STARS”/ Balerini rrëfen emocionet si kryetar jurie dhe largimin nga familja

Është bërë e ditur se balerini i njohur Kledi Kadiu do të jetë kryetar jurie në “Dancing With The Stars”.

Deri tani dijmë se Bora Zemani do të jetë prezantuesja e këtij spektakli të njohur dhe janë zbuluar dy emrat e konkurrentëve të parë të cilët janë Sara Hoxha dhe Alban Nimani, ndërkohë prezantuesi Isli Islami ka konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e tij.

Kledi ishte i ftuar në ‘Wake Up’ ku ka folur një lidhje ‘Skype’. Balerini ka folur për rrugëtimin e tij që pritet të nisë shumë shpejt dhe largimin nga familja për disa kohë duke lënë pas impenjimet e tij.

“Rikthimi në Tiranë më ka emocionuar shume, sepse kthehem në shtëpinë time. Ky moment ka qenë tundimi më i vështirë për mua. Unë kam 2 fëmijë, Gabriel që sapo mbuishi 2 vjeç dhe Lea që fillon klasën e parë. Unë kam dhe impenjimet e ma në shkollat e baletit këtu. Por Charlotte e kuptoi këtë situatë dhe më nxiti që të marr pjesë. Mezi po pres të filloj punë dhe të njoh pjesëtarët e tjere të jurisë. Ende nuk i njoh…

Është interesante që sa herë që kthehem në vendin tim kam një emocion të ndryshëm, aty kam rrënjët e mia, ish-shokët e mi… Nuk mund ta krahasoj me eksperiencën që kam në Itali sepse kam 32 vjet këtu. Por jam i emocionuar. Është edhe shumë përgjegjësi, sepse publiku shqiptar ka shumë njohuri në kërcim, në valle. Kështu që do jetë pak e vështirë”– u shpreh Kadiu.

Balerini u shpreh se ky projekt është shumë i rëndësishëm për të dhe pse ia ka vështirësuar pak punët e tij personale.

“Projekti më i rëndëshishëm që e kam shumë përzemër është “Dancing with the stars”. Do dhe pak impenjim sepse është çështje delikate me udhëtimet, por ky është projekti më i rëndësishëm”– tha ai