Rreth shtatë vite më parë, Vesa Luma dhe Big Basta i thanë ‘Po’ përgjithmonë njëri-tjetrit.
Në këtë ditë të veçantë për ta, këngëtarja ka rikujtuar çastet më të bukra në ceremoninë madhështore të cilën e organizuan në kalanë e Lekurësit në Sarandë.
Vesa ka publikuar mjë pjesë të klipit të dasmës së tyre ku krahas saj bëri dedikimin e ëmbël për Big Bastën:
“Gezuar pervjetorin, dashuria ime?Shume krenare per ne, per vendimet tona, sakrificat e sfidat qe i tejkaluam me shume dashni duke e vendosur te paren -familjen tone te vogel e te lumtur. Te dua shume”.