Bebushi shpëton për mrekulli: Dieta që mbajti e ëma për pak rezultoi fatale! – AlpeGossip
Bebushi shpëton për mrekulli: Dieta që mbajti e ëma për pak rezultoi fatale!

Bebushi shpëton për mrekulli: Dieta që mbajti e ëma për pak rezultoi fatale!

Marilyn Bodnar, një naturopathe nga Sydney do t’i duhet të kaloj 7 muaj në burg për shkak të dietës ekstreme që i dha një nëne të re e cila ushqente beben e saj vetëm me gji. (*Shënim: Naturopath-i është një lloj mjekësie alternative që përdor praktika pseudo shkencore që brandohen si natyrale dhe sheruese për shumë sëmundje.)

Kur nëna, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për çështje ligjiore, kërkoi ndihmën e saj pasi i vogli vuante prej pak kohësh nga ekzema, ajo i dha një dietë që për pak rrezikoi jetën e të birit.

I tha se duhet të konsumonte vetëm ushqime të papaketuara, të pa procesuara, dhe të panxehura nëse donte që bebushi i saj të shpëtonte. Ndërkohë, vogëlushi 7 muajsh ushqehej vetëm me gji. Kur nëna nisi të ndiqtë dietën, djali ra shumë në peshë dhe për pak desh humbi jetën.

62-vjeçarja i thoshte se duke ngrënë të tilla ushqime do heqi gjithë toksinat që ka në trupin e saj.

Pak kohë pasi ndiqte në mënyrë strikte dietën dhe nuk ushqehej siç duhej, ajo vuri re se i biri kishte humbur disa kilogram dhe nisi të shqetësohej. Kur ja tregoi këtë pseudo-dietologes ajo i tha se nuk ka kurrfarë problemi dhe se duhej që vogëlushi të dobësohej sepse ishte mbipeshë.

Gjendja u bë alarmante kur djali u sëmur me temperaturë të lartë dhe Bodnar i thoshte të mos i jepte asnjë ushqim përveçse ujë.

Naturopath-ja, i sugjeroi më pas qumështin e dhisë të cilin djali e villte derisa përfundoi në spital sepse shëndeti i tij u përkeqësua. Doktorët thanë se nëse e ëma nuk do ta kishte sjellë në kohë në spital ai mund të kishte vdekur.

Duke ndjekur këshillat e dietologes së të ëmës, muskujt e tij ishin dobësuar dhe trupi i dehidratohej ditë pas dite. Sigurisht pas kësaj, familjarët e denoncuan dhe autoritetet kanë vendosur ta dënojnë me të paktën 7 muaj burg.