“MAMI MË BRAKTISI KUR ISHA 7-VJEÇ”/ Historia e trishtë e Laurës, konkurrentes së ‘Përputhen’ – AlpeGossip
“MAMI MË BRAKTISI KUR ISHA 7-VJEÇ”/ Historia e trishtë e Laurës, konkurrentes së ‘Përputhen’

“MAMI MË BRAKTISI KUR ISHA 7-VJEÇ”/ Historia e trishtë e Laurës, konkurrentes së ‘Përputhen’

Laura ka treguar në puntatën e re të “Përputhen”, se nëna e saj e ka braktisur kur ajo ishte 7 vjeçe. Ajo e kujton si sot ditën kur shkoi në shtëpi pas pushimeve dhe nuk gjeti nënën e saj.

'Mami më braktisi kur isha 7 vjeçe', historia e

Laura tregoi se për shumë vite nuk e ka falur të ëmën, por kur mbushi 16 vjeç vendosi t’i jepte një shans për ta takuar dhe sot ruajnë raporte të mira.

“Kam qenë 7 vjeçe, motra ishte e sapolindur, mami ashtu e logjikoi. Gjërat nuk funksionin me babin dhe vendosi të ikte. Iku brenda ditës. Unë nuk isha në shtëpi, isha me pushime dhe kur u ktheva pyeta babin, po mami ku është? Mami nuk është, nuk kthehet tha. e kisha kuptuar se ata nuk shkonin bashkë dhe nuk bëra më shumë pyetje. Kam qenë më e lidhur me babin prandaj vendosa të qëndroj me të kurse për mamin krijova njëfarë urrejtje për braktisjen që na bëri. Kaluan shumë vite dhe ajo erdhi më kërkoi, por unë nuk e pranova. Babi më ka shtyrë të pajtohem me mamin, por unë nuk doja. Sot e takoj, kemi raport të mirë, por më përpara nuk e ndjeja. E fala kur isha 16 vjeç”, tregoi Laura.