PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Armina Mevlani zbulon se u bë me një shoqe të ngushtë dhe ajo është… – AlpeGossip
PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Armina Mevlani zbulon se u bë me një shoqe të ngushtë dhe ajo është…

PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Armina Mevlani zbulon se u bë me një shoqe të ngushtë dhe ajo është…

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, ceremonia madhështore vijon që të komentohet në rrjet.

Madje mjafton një postim i blogeres së njohur që menjëherë të marrë vëmendjen e të gjithëve. E kështu ka ndodhur edhe me postimin e fundit që Armina ka bërë në “Instagram”, ku ka ndarë disa momente nga dasma.

Aty nuk munguan as falenderimet e mundshme për bashkëpunëtorët, personat apo mikeshat e ngushta që i qëndruan afër në ditën e saj të madhe.

E një ndër to ishte edhe partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha. Ndonëse blogerja prej pak kohësh është pjesë e showbiz-it tonë, duket se gëzon një raport të mirë shoqëror me Arminën. Krahas një imazhi ku duken blogeret e përqafuara, Mevlani shkruan:

Pas dasmës madhështore, Armina Mevlani zbulon se u bë me një

“Nuk duhen vite që dikë ta ndjesh si shoqe të vërtetë. Është thjesht një klik, është aty. Faleminderit Sara që ishe pranë meje dhe ma bëre atë ditë më të bukur. Të dua!”.

Nga ana tjetër, partnerja e Ledrit atë ditë ndau shumë imazhe nga dasma e Arminës, ku pjesa më e madhe tregonin atë dhe një mikeshë që e shoqëronte.

Kujtojmë që intervistën e parë në media të Sarës e ka marrë Armina dhe mesa duket miqësia e tyre këtu i ka hedhur themelet e tyre të forta.

Pas dasmës madhështore, Armina Mevlani zbulon se u bë me një