U PAJTUAN PAS 6 VITESH/ Kastro Zizo zbulon arsyen e sherrit me Rozana Radin: Më bëri bllok, e mori shumë personale – AlpeGossip
U PAJTUAN PAS 6 VITESH/ Kastro Zizo zbulon arsyen e sherrit me Rozana Radin: Më bëri bllok, e mori shumë personale

U PAJTUAN PAS 6 VITESH/ Kastro Zizo zbulon arsyen e sherrit me Rozana Radin: Më bëri bllok, e mori shumë personale

Dy artistët e njohur, Rozana Radi dhe Kastro Zizo bënë të ditur nëpërmnjët një videojë të publikuar në rrjetet scoale se hatërmbetjet mes tyre kanë marrë fund.

Konflikti mes dyshes ka ndodhur rreth 6 vite më parë gjatë emisionit të Vera Grabockës “Your Face Sounds Familiar.”

I ftuar në ‘Natën me Aulonën”, Kastro ka sqaruar si qëndron e vërteta e sherrit mes tyre:

“Nuk është se ishim zënë taman se Rozana ka disa probleme ndonjëherë si puna ime se është artiste. Ne artistët s’jemi fort… Ishim para 6 vitesh në një projekt të Vera Grabockës “Your Face Sounds Familiar”, që fitoi Anxhela Peristeri, mendoj me të drejtë, edhe unë nuk i dhashë pikë Rozit. Ajo e mori shumë personale dhe nuk folëm, më bëri bllok”- tha këngëtari.

I pyetur nëse ka ndonjë personazh të njohur me të cilin nuk flet, Kastro tha se nuk ka hatërmbetje me asnjë.

“Përgjithësisht me të gjithë flas, ndoshta me disa njerëz që nuk më kanë kuptuar në atë kohën kur isha në atë periudhën time, abuziv. Por emra s’do them.”– u përgjigj Kastro.