LAJM I ËMBËL/ Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj bëhen prindër, zbulojnë emrin e veçantë të së bijës – AlpeGossip
LAJM I ËMBËL/ Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj bëhen prindër, zbulojnë emrin e veçantë të së bijës

LAJM I ËMBËL/ Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj bëhen prindër, zbulojnë emrin e veçantë të së bijës

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale. Krahas një fotoje ku shihet bashkë me Gencin duke mbajtur dorën e vogëlushes, ajo ka zbuluar se e kanë quajtur me emrin Adea.

Mirë se erdhe Adea Prelvukaj❤️Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten🙏“, shkruan ajo. Ndërkohë, Genci ka bërë me dije se vogëlushja ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm.

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë.”, shkruan ai.