PAS PAJTIMIT/ Stresi e Noizy plane si dyshe edhe në muzikë: Sjemi më 22 vjeç – AlpeGossip
PAS PAJTIMIT/ Stresi e Noizy plane si dyshe edhe në muzikë: Sjemi më 22 vjeç

PAS PAJTIMIT/ Stresi e Noizy plane si dyshe edhe në muzikë: Sjemi më 22 vjeç

Pajtim i tyre tërhoqi shumë vëmendje dhe suprizoi ndjekësit për një kohë të gjatë, ishte i papritur pas konflikteve të vjetra dhe prej një kohe të gjatë që dy reperët kanë pasur me njëri-tjetrin.

Në një intervistë për “Prive” ka folur dhe për miqësinë që ka tashmë me Noizy-n. Noizy dhe Stresi i befasuan të gjithë pasi më 14 gusht u shfaqën bashkë në “Alpha Show”, duket se i dhanë fund armiqësisë të krijuar ndër vite dhe vendosën të bëjnë paqe. Së fundmi, Stresi ka thënë gjatë një interviste për Prive se çdo gjë ecën me moshë, duke shtuar se kur ka ndodhur sherri i tyre kanë qenë shumë të rinj. Kujtojmë se në “Alpha Show”, ku dy reperët i dhanë duart njëri tjetrit dhe u përqafuan në skenë. Stresi ka kujtuar kohën e përplasjes me Noizy-n, ndërsa tha se njeriu ndryshon dhe ndërgjegjësohet me kalimin e viteve.

“Në radhë të parë e falënderoj shumë ZinZinin. Ka qenë një përkrahje shumë e madhe, mendoj që është pritur prej 13 vitesh. Ne jemi rritur jemi 35 vjeç, nuk jemi më 22 vjeç, sepse kemi reaguar ndryshe. Kur vjen një moshë tjetër robi ndërgjegjësohet. Alpha Show ka qenë një emocion shumë i madh. Kemi shumë për të dhënë, kemi shumë koncerte bashkë, do të kemi edhe shumë në vazhdim bashkë. Takohemi shumë shpesh pa praninë e askujt”, u shpreh ai.