Këngëtarja e njohur Tayna është akuzuar së fundmi se ka vjedhur këngën e reperit StyloG.
Lajmi është bërë i ditur nga artisti britaniko- xhamajkan i cili ka postuar në Instagramin e tij një video ku tregohet një pjesë e këngës së Taynës “Valle” dhe këngën e tij “Bam-Bam” të realizuar dy vite më parë, duke treguar ngjashmëritë e tyre.
Artisti e ka akuzar publikisht Taynën se i ka kopjuar këngën dhe u shpreh se reperja i detyrohet atij 100 mijë dollarë shpërblim.
Në sektorin e komenteve ishin të shumtë fansa të cilët mbanin anën e reperit dhe shprehshin se Tayna ka vjedhur dhe këngë të tjera. Kurse një pjesë tjetër komentonin se artistja merr miliona klikime në këngët e saj dhe ka më shum ndjekës së ai në rrjetet sociale.