SKANDALI NË AZILIN E PEJËS/ Ndjekësi e ofendoi me fjalë të rënda, reagon Adriana Matoshi – AlpeGossip
SKANDALI NË AZILIN E PEJËS/ Ndjekësi e ofendoi me fjalë të rënda, reagon Adriana Matoshi

SKANDALI NË AZILIN E PEJËS/ Ndjekësi e ofendoi me fjalë të rënda, reagon Adriana Matoshi

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, është shumë e dashur për ndjekësit e saj.

Por këtë herë duket se jo, ajo pranoi një mesazh me shumë fjalë fyese. Deputetja vendosi këtë mesazh ta bëjë publik, me emër e mbiemër.

Ndjekësi i drejtohet aktores që të mbështes infermieren për veprimin e bërë duke e rrahur të moshuarën, Adriana, në publikimin e fotografisë kapet për “Ë”, e personit në fjalë. Dhuna e infermiereve ndaj të moshuarës në azilin në qytetin e Pejës, ka tronditur opinionin publik. Publikimi i pamjeve të rënda ditën e djeshme ka sjellë shumë reagime nga personazhe të njohur duke dënuar aktin e infermiereve. Siç është parë dhe nga pamjet e publikuara në media, Aurona Pelaj dhunon të moshuarën dhe koleget e saj qeshin, ndërsa njëra prej tyre e filmon.